Nis puna për aspirimin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”
Komiteti Olimpik, mbledhja e parë e kryesisë zhvillohet në Shkodër
Klubi Vllaznia shpall “10 sportistët më të mirë të vitit 2013”
Ceremonia e “10 sportistëve më të mirë 2013 ” më 21 dhjetor
Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë në taekondo për të rritur
Ekipi i Vllaznisë në taekondo për të rritur, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në garat e Kupës së Shqipërisë të zhvilluar dy ditë më parë në Tiranë.Një sukses i merituar i këtij ekipi që tregon për punën shumë të mirë që sportistat e tij kanë bërë nën drejtimin e trajnerit Elion Puka. Ekipi shkodran mori pjesë në këto gara me 17 sportistë të kategorive të ndryshme dhe thuajse të gjithë kanë arritur rezultate shumë të mira. Në total janë zënë katër vende të para, gjashtë vende të dyta dhe shtatë vende të treta. Kështu, në kategorinë senior (17-35 vjeç) morën pjese Ditmar Hamja -68 kg që zuri vendin e 2-te ,Ditmir Vodinaj -74 kg që zurivend i 1-re, Florian Qallija -80 kg vend i 2-te, Gezim Ferhati + 87 kg vend i 1-re.
Të shtunën Kupa e Shqipërisë në taekondo. Është edhe Vllaznia
Ditën e shtunë në Tiranë do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë në sportin e taekondos. Siç dihet, prej disa kohësh ekziston edhe në Shkodër një ekip i tillë dhe kjo falë punës shumë të mirë që ka bërë trajneri Elion Puka. Pikërisht ky ekip ka kohë që përgatitet për aktivitetin e rradhës dhe Vllazninë do ta përfaqësojnë plot 16 sportistë, të kategorisë së rritur dhe të vegjël. Kështu, ne kategorinë senior (17-35 vjeç)do marrin pjese: Ditmar Hamja -68 kg, Ditmir Vodinaj -74 kg, Florian Qallija -80 kg, Gezim Ferhati + 87 kg. Nga kategoria e junior (14-17 vjeç) do marrin pjese Dea Terbuni -55kg dhe Samuel Smajli -55 kg.
Xhovani Shkoza medalje ari në turneun të Podgoricës
Xhudisti Xhovani Shkoza ka zënë vendin e parë në peshën e tij dhe ka merituar medalje ari në turneun ndërkombëtar të moshave të zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi. Njëkohësisht ky sportist është vlerësuar me një kupë të veçantë edhe si sportisti më i mirë i kategorisë U-15. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë sportistë nga shumë vende të Rajonit. Ka patur një konkurrencë të fortë dhe nivel të lartë pjesmarrje.
Franc Ashiku shpallet kampion me Butrintin e Sarandës
Shahisti i talentuar shkodran Franc Ashiku dy ditë më parë është shpallur kampion i Shqipërisë duke qenë pjesë e ekipit të Butrintit të Sarandës. Ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke i dhuruar këtij ekipi maksimumin e pikëve. Mjafton këtu të themi se në 11 turet e kampionatit, ai ka marrë 10.5 pikë, pra 10 fitore dhe vetëm 1 barazim duke qenë sportisti me numrin më të madh të pikëve të grumbulluara. Ashiku ka përfaqësuar Butrintin pas ofertës së bërë nga drejtuesit e këtij klubi, edhe për atë se Vllaznia këtë vit nuk ka marrë fare pjesë në kampionatin kombëtar ekipor.
Xhovani Shkoza medalje ari në turneun ndërkombëtar të Cetinjës
Shumë e suksesshme ka rezultuar pjesmarrja e xhudistëve të Albania Judo Kodokan në një turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar të zhvilluar ditën e shtunë në Cetinjë të Malit të Zi. Xhudistët shkodranë kanë marrë pjesë me ftesë të klubit "Crnogorac" në turneun e 7-të ndërkombëtar të zhvilluar në këtë qytet.