Kishte dite qe perflitej per nje rikthim te mundshem te Vllaznia dhe tashme kjo gje nuk ka asnje pengese.

Mbrojtesi shkodran Abdurrahman Fangaj i ka dhene fund aventures se tij katervjeçare me ekipin e Laçit.

Kete gje e ka bere te ditur vete ai permes nje postimi ne rrjetet sociale ku dhe falenderon klubin kurbinas.

“Çdo fillim e ka nje fund. 4 vite te mrekullueshme. Faleminderit KF Laçi”-shkruan mbrojtesi 23 vjeçar.

Siç dihet Fangaj para pak kohesh eshte operuar ne gju dhe eshte ne fazen e rikuperimit. Megjithate kjo nuk e ka penguar Vllaznine qe te kete nje akord paraprak me te per ta bere pjese te tij.