Kastrioti arriti një fitore tepër të rëndësishme përballë Tiranës në luftën për mbijetesë. Tekniku Çela dha mendimin e tij për sa i përket kësaj sfidë në mikrofonat e “Super Sport”.

E kisha menduar. Ne do guxojmë me çdo kundërshtar që të marrim pikë. Nëse në fillim e kam thënë që do të përmirësohemi, kjo erdhi te disa lojtarë. Por dhe mënyra jonë e lojës kishte më shumë sukses. Kajina është një lojtar shtatlartë, kështu që gjendja e tij fizike më përpara ishte me pak probleme.

A ishte një strategji e acarimit kundërshtarit? – Thjesht ishim agresiv në zonë, si në zonë si në fazën mbrojtjes.

Incidenti me Gjumsin – Lojtarit tim i ndodhi pak minuta pasi i ndodhi Gjumsi. Më vjen keq sepse absolutisht nuk duan që këto të ndodhin dhe jam unë i parë që kam kërkuar të qetësohen tifozët. Jam absolutisht kundra.