Çelsi duket se po has shumë probleme për sa i përket portës këtë sezon, me Mendin dhe Kepën që të dy kanë shprehur dëshirën për t’u larguar.

Duket se zgjidhjen “Blutë” e kanë gjetur brenda në Angli, të cilët janë gati të transferojnë Xhordan Pikford.

Gardiani i Anglisë pritet të largohet nga Evertoni, pasi kërkon të synojë fitimin e trofeve të mëdha dhe me Çelsin mund ta ketë mundësinë që ta bëjë.

Gjithsesi “Blutë” do ta monitorojnë gjatë Botërorit 28-vjeçarin siç raportojnë mediat angleze dhe nëse arrin t’i bindë, Tod Bohli do të jetë gati që ta afrojë verën e ardhshme.