Xhuliano Skuka ishte protagonist me Kombëtaren shqiptare në sfidën me Armeninë, ku shënoi golin e parë për kuqezinjtë, por gjithashtu edhe në miqësoren me Italinë, ku për shumë pak i shkoi afër një supergoli me roveshatë.

Kaq duket se i ka mjaftuar Leçes për të monitoruar sulmuesin që aktivizohet te Partizani.

Siç raporton media italiane e njohur “TuttomercatoWEB”, klubi ku aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares, dërrmaku, është vënë nën gjurmët e Skukës, për të cilin theksohet se është në ndjekje dhe nga disa klube turke.