Çelsi është ende me një llogari të hapur në këtë sezon dhe ajo është finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Mançester Sitit.

Mirëpo, ky angazhim i madh në Europë nuk i pengon drejtuesit e bluve të Londrës të mendojnë për ekipin e sezonit të ardhshëm. Ata janë vendosur në kërkim të një goleadori dhe i preferuari është Herri Kejn.

Totenhem ka qenë zhgënjyes këtë sezon, ndërsa me shumë mundësi Spurs do të jenë edhe jashtë Ligës së Kampionëve, e në këtë formë, sulmuesi duket i hapur për një aventurë të re. megjithatë, për Çelsin nuk do të jetë e lehtë të bindë Totenhemin pasi lojtari britanik është në kontratë me ta deri në 30 qershor të vitit 2024.

Ndaj, ajo që do të bëjë diferencën është oferta e cila duhet me patjetër të kënaqë Totenhemi. Gjithsesi, presidenti Roman Abramoviç e ka treguar se është serioz në rast se kërkon një futbollist dhe me shumë mundësi do ta tregojë me Kejn, pasi Tuhel në sezonin e ardhshëm ka detyrë ta nxjerrë skuadrën kampione. /VipSport/