Çeshtja “Diagne” ka marre nje vemendje me te madhe sesa duhet ditet e fundit tek Vllaznia. Kjo sigurisht edhe per vete rolin qe ky lojtar ka patur ne skuader sivjet apo dhe vete karrieren e tij te meparshme.

Pas largimit tashme zyrtar te tij, lojtari nuk ka dashur te flase duke thene se arsyet e divorcit duhet t’i mesojme tek drejtuesit e klubit. Dhe ne fakt reagimi i pare ka ardhur nga sekretari Blendi Dibra.

Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel teksa duke folur per kete çeshtje, eshte shprehur: “Diagne kohet e fundit eshte shtuar me femije dhe mesa duket ka disa probleme prej te cilave nuk mund te qendroje me ne Shkoder.

Çfare ka ndodhur konkretisht me kete lojtar? Para ndeshjes me Partizanin, lojtari u perfshi ne formacionin e dyte nga ana e trajnerit dhe ai doli nga stervitja. Dhe nga ai moment, vete Diagne por edhe agjenti i tij me kane shkruar duke bere te ditur se nuk duan qe lojtari te qendronte me ne Shkoder, me gjithe respektin, me gjithe konsideraten per Vllaznine, nuk do te ishte me pjese e saj.

Me kerkuan t’i beja marreveshjen per nderprerjen e kontrates. Deklaroi se nuk do kerkonte me asgje nga klubi, nuk do te dilte ne media te fliste dhe asgje tjeter. Une nuk e di pse e ka bere nje veprim te tille.

Gjithçka ka lindur para ndeshjes me Partizanin. Filloi stervitja dhe ate dite ishim te pranishem edhe une edhe presidenti aty dhe doli jashte. E pyetem se çfare pati dhe na u pergjigje se deshiron te luaje ne formacionin e pare. E ka takuar me pas edhe Plori dhe ia ka shpjeguar zgjedhjen e bere por Diagne nuk ka ndryshuar mendim.

Çfare te benim ne ne kete rast? Nuk mund te them nese kishte probleme personale. Por une kam pershtypjen se kishte nje ngarkese psikologjike. Ndoshta ka patur frike edhe nga konkurrenca se po mbeste ne stol apo nuk e di se çfare, por kjo eshte arsyeja pse eshte larguar ky lojtar”./SHKODRA-SPORT.COM/