Tashshmë është zyrtare, Frederik Veseli është transferuar te skuadra e Beneventos në Serinë B!

Mbrojtësi lë Salernitanën në Serinë A për të firmosur me ekipin nga Kampanja.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Beneventos me anë të një postimi në profilet e saja zyrtare, në rrjetet sociale.

29-vjeçari largohet nga Salernitana pas dy sezonesh, teksa vetëm në atë të kaluarin u aktivizua gjithsej në Serinë A në 9 sfida.