Lajmet e publikuara ditet e fundit edhe ne faqet e “Shkodra Sport” ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme te arbitrave si ne kolegjiume ashtu edhe ne shoqaten e arbitrave (BAFSH), kane ngjallur interes jo vetem tek lexuesit e saj, por edhe tek protagonistet direkte te ketij procesi.

Pasditen e sotme, gazeta jone ka publikuar nje lajm duke iu referuar ish- arbitrit shkodran Mhill Shkembi i cili deklaronte se perpos laçianit Sokol Çekaj qe ka veteshpallur kandidaturen e tij per postin e presidentit te BAFSH, ne kete gare kishte shprehur interesin per te garuar edhe lezhani Prek Pjetrushi.

Kaq ka mjaftuar qe ne faqen e “Shkodra Sport” te nderhynte vete ky i fundit i cili ka shpjeguar gjithçka ne kete mes, duke habitur me lajmin se nuk do kishte zgjedhje.

“Ne fakt ne e kemi presidentin dhe nuk ka se si te shpallet kandidatura kur nuk jemi ne zgjedhje. Po ju sqaroj qe jane vetem zgjedhjet e kolegjumeve”.

Por menjehere ka reaguar njeriu qe ka shpallur kandidaturen, Sokol Çekaj i cili ka pyetur ate: “Prek Pjetrushi perderisa po behen zgjedhje ne kolegjiume, do behen dhe zgjedhjet per kryesine dhe Presidentin e shoqates, se kjo qe thu ti i bie qe kemi edhe kryetar kolegjiumesh pse po i beni zgjedhjet”.

Çekaj ka reaguar me pas edhe ne profilin e tij ku shkruan: “S’dua të debatoj me asnjë se i kam miq e shok, po nuk është e pranueshme që të thote tjetri që ne e kemi kryetarin e shoqatës, s’kan pse me dal kandidatura se ska zgjedhje. I bëj nje pyetje mikut tim Prek Pjetrushit: Po kolegjiumet nuk i kane kryetarët e tyre, pse po i beni zgjedhjet?

Zgjedhjet nëpër kolegjiume bëhen që pas tyre të bëhen zgjedhjet e Presidentit dhe kryesise së shoqates.
Nese miku im Prek Pjetrushi e ka problem pse une kam shpall kandidaturen para se te vijne zgjedhjet, mos u merzit i them se nese s’doni me bo zgjedhje terhiqem une mund te rrini sa te doni”.