Vllaznia U21 ka marre pasditen e sotme nje fitore shume te rendesishme ne kampionat duke mundur ekipin e Tiranes me rezultatin 4-2. Takimi eshte luajtur ne kryeqytet dhe ka dhuruar emocione per vete permbysjen qe i bene shkodranet kesaj ndeshje.
Kane qene bardheblute ata qe kane shenuar dy gola njeri pas tjetrit, fillimisht me ane te Cejkut dhe me pas me Banen dhe ne minuten e 25-te udhehiqnin 2-0. Por ne fundin e pjeses se pare, Geralb Smajli do te ngushtonte shifrat ne 2-1.
E dyta nderkohe do te ishte e tera per kuqeblute. Ata kane barazuar ne minuten e 67-te me ane te Eraldo Dedes ndersa ne minuten e 83-te do te kalonin ne avantazh me mbrojtesin Egzon Shimaj.
Por ndeshja nuk do te mbaronte keshtu sepse ne shtese do te ishte serish Smajli qe do te shenonte dhe ne kete menyre i gjithe takimi u mbyll me fitoren 4-2 te Vllaznia U21.
Me kete fitore, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 51 pikeve duke kaluar ne vendin e dyte te renditjes, vend qe do te synoje ta mbaje deri ne fund sepse arritja e Bylisit qe eshte i shkeputur ne krye, duket e pamundur./SHKODRA-SPORT.COM/