Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka shpërthyer kundër Bernard Berishës, i cili pasi shënoi gol, festoi atë duke u kthyer nga zvicerani, i irrituar për minutat e paktë që po ka te ‘Dardanët’.

“Unë e di pse e kam marrë këtë vendim, për mua ka bërë një punë të mirë si zëvendësues, dhe unë gjithashtu pres nga zëvendësuesi të sjelli diçka në lojë, njësoj ishte edhe kundër Moldavisë, sot ishte Berisha.

Pas ndeshjes gjithë themi se nuk ishte vendim i mirë, unë duhet ta pranoj këtë kritik”, u shpreh ai për Super Sport.

“Ishte mesazh për mua, nuk e pranoi këtë mënyrë festimi. T  i më tregove që je këtu, je pjesë e ekipit, nuk kemi nevojë për asi festimi. Unë jam trajneri, s’mund ta pranoj këtë lloj festimi”.