Finale e Champions League, Real Madrid-Liverpool. Faull i Sergio Ramos ndaj egjiptian Salah, i detyruar të lërë fushën mes lotëve. Në fund të ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes shpërthejnë polemikat dhe madje ka edhe fyerje në distancë. Protagonistët janë kapiteni i Realit dhe mbrojtësi i “Reds”, Lovren. Pikërisht kroati do të rriste dozën: “Ramos gabon më shumë se sa unë, por luan te Real Madridi…”. Një mesazh i qartë.

Përgjigjia e mbrojtësit nuk vonon dhe pikërisht përpara ndeshjes Kroaci-Spanjë shprehet: “Lovren? Në botë ka shumë të irrituar”.

Por, akti final është mbajtur në sfidën e Ligës së Kombeve, ku dy mbrojtësit janë ritakuar dhe risfiduar.

Dopietë e Tin Jedvaj, Kroacia fitoi 3-2 dhe në fund të ndeshjes Lovren shpërthen në gëzim. “Spanjollët janë një tufë femrash”. Më pas, objektivi kalon te Ramos: “I dhashë një bërryl të mirë, tani le të flasë”. E gjitha e shoqëruar me disa gjeste dhe një flamur spanjoll në sfond. Një provokim që ka bërë xhiron e web. Nga finalja e Champions në Kiev te Nations League, lufta Lovren-Ramos vazhdon.