Më në fund Christian Panucci nuk mund të qahet për mungesat, pasi në skuadrën e Skocisë duket se ka rënë epidemia. Ekipi ishullor vjen në Shqipëri me 9 mungesa dhe shumica prej tyre janë titullar.

Një situatë që ka nervozuar shumë trajnerin Alex Mcleish, i cili duhet të improvizojë për të hedhur në fushën e lojës 11 lojtarë.

Një situatë e tillë është në favorin tonë, pasi Federata Skoceze e Futbollit ka bërë me dije në “Twitter” se i larguari i radhës është 21-vjeçari, Kieran Tierney. Mbrojtësi i Celltik-ut nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e tij për ndeshjen e rëndësishme kundër Shqipërisë.

Numri i të dëmtuarëve te Skocia shkon në 9 dhe mund të jetë e vetmja ndeshje që tekniku Panucci nuk mund të qahet për mungesat e tij.

Mcleish nuk do të ketë të gatshëm portierin MacDonald, përpos tij dhe Gordon, Mulgrev, MecDonald, O’Donnell, Naismith, Griffiths dhe Tom Cairney. Praktikisht një formacion i tërë, madje në Skoci janë të merakosur se si do të formojnë një formacion të plotë kundër Shqipërisë./telesport/