Javën e ardhshme, në Korçë do të zhvillohet aktiviteti i rradhës nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Ajo, në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti, do të organizojnë kupën në emrin e çiklistit Mishel Cico. Në të do të marrin pjesë sportistët e të gjithë ekipeve të vendit. Ndryshe nga aktivitetet e tjera të deritanishme, kjo kupë do të zhvillohet me tre etapa dhe për këtë arsye, konsiderohet e rëndësishme.

Çiklistët e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Leonat Kola kanë ditë që përgatiten edhe për këtë kupë ku padyshim që do të synojnë fitoren e saj. Kupa “Mishel Cico” do të jetë aktiviteti i gjashtë i këtij viti ku ata do të marrin pjesë teksa kanë fituar deri tani në katër prej tyre dhe do të synojnë fitoren e pestë. Çiklistët Bruno Kola, Astrit Kronaj, Kledison Cani, Alfons Rrashkadoli, Sion Gjoka, Gjergj Zefi, Defrim Dholla dhe Samuel Bajrami gëzojnë një formë të mirë sportive dhe këtë do ta demostrojnë edhe në garën e rradhës ku do të synojnë triumfin.

© shkodrasport.com