Një sezon pa fat për sulmuesin e të kuqve Erald Çinari, por që duket se shkodrani po e mer veten duke shënuar edhe gola me “peshë” në takime deçizive. Pas ndeshejs në Ballsh, ku shënoi edhe golin e parë të ndeshejs nga pika e penalltisë,

Erald Çinari ka pohuar në “Gol pas goli” në “Supersport”: “Të them të drejtën, ka qenë një periudhë e gjatë pushimi dhe kam kohë pa luajtur e kam dëshirë të luaj dhe mundohem të marr më të mirën. Është rritur konkurrenca në ekip dhe do të japim maksumumin për të arritur objektivat e klubit”.

“E kam thënë edhe më parë që, Vllaznia është me meritë aty ku është në renditje, por edhe kur ishte 9 pikë kam thënë që nuk janë larg. Realisht, tani janë edhe 18 ndeshje në lojë, gjysmë kampionati dhe të krahasosh me dy humbje nuk janë asgjë. Shpresojmë të vazhdojmë siç jemi dhe të arrijmë objektivat në fund të sezonit”.

“Kur erdha te Partizani kisha tri muaj pa luajtur, u futa në pjësën e dytë dhe ishim mirë, u shpallëm kampionë.

Vitin e dytë kam qenë ndër lojtarët më të aktivizuar dhe dola golashënuesi, kurse këtë vit 6 muaj i pezulluar dhe ndoshta fati nuk ka qenë në anën time”,-tha Eraldi Çinari pas ndeshjes në Ballsh, ku shënoi golin e parë për skuadrën e kuqe.