Kupa FA është gjithmonë ai kompeticion ku fjala pretendent nuk ekziston, me magjinë që nuk mungon asnjëherë.
Kjo gjë u tregua dhe në sfidën Ipsuiç-Maidston Junajtid, me këtë të fundit që arriti të kualifikohej në raundin e 1/8-ave.
Skuadra e kategorisë së gjashtë në Angli, mundi pikërisht në transfertë ekipin pretendent që mund të ngjitet vitin tjetër në Premier Ligë me rezultatin 1-2 dhe kjo pas vetëm dy gjuajtjeve në të gjithë ndeshjen.
Gjithashtu statistikat ishin të gjitha që flisnin për Ipsiuç, nga mbajtja e topit te goditjet e këndit, por jo rezultati.
IPSUICH 1-2 MAIDSTON JUNAJTID
Sarmiento 56’ / Rejnolds 42’, Korne 66’