Real Madrid fitoi në transfertë përballë Las Palmas në ndeshjen e nisur në orën orën 16:15, e vlefshme për javën e 21-të të LaLiga. Madrilenët mposhtën vendasit me rezultatin 1-2 në një ndeshje që dha emocione të shumta.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por e dyta nisi me vendasit që kaluan të parët në avantazh me Munoz në minutën e 54’. Los Blancos gjeti menjëherë baraspeshën me Carvajal, po goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Megjithatë, në minutën e 65’ Vinicius Junior do të shënonte golin e barazimit, ndërsa në të 84’, Tchouameni do të përmbyste rezultatin me një gol me kokë pas krosimit të Kroos nga këndi.

Galaktikët marrin 3 pikët e rradhës dhe rikthehen në krye të LaLiga me 53 pikë, 2 më shumë se Girona, ndërsa Las Palmas mbetet në kuotën e 31 pikëve në vendin e 8-të.