Nje ndryshim i papritur ne grupin e arbitrave qe do te gjykojne ndeshjen e kthimit ne mes Vllaznise dhe AEL Limassol me 29 korrik ne “Loro Boriçi”.

Njeri nga to, pikerisht ai qe ishte caktuar arbiter i katert ne kete ndeshje- Neil Doyle, nuk do te udhetoje fare drejt Shqiperise.

UEFA eshte detyruar ta zevendesoje ate sepse mesa duket eshte prekur nga covid-19. Per kete arsye, arbiter i katert ne Shkoder tashme do te jete irlandezi tjeter Raymond Matthews.

Nderkohe arbitrat e tjere qe do te drejtojne kete ndeshje do te jene te njejtit, me Rob Harvey kryesor, qe do te jete i ndihmuar nga asistente Wayne McDonnell dhe Darragh Keegan. Te katert keto arbitra do te jene nga Irlanda.

Vezhgues i arbitrave ne kete ndeshje do te jete Mark Steven Whitby nga Uellsi ndersa si delegat UEFA ka caktuar greken Despina Koxenoglou.