Do të rinisë gjithçka nga ata. Kampionë në katërkëndëshin e blertë, por yje edhe në nivel global, personazhe, gama e të cilëve nuk njeh kufij.

Si matës në këtë artikull do të përdorim “termometrin” e rrjeteve sociale, mjet që certifikon popullaritet dhe akoma më kuptimplotë në këtë periudhë ku thuajse e gjithë bota është e mbyllur në shtëpi për shkak të Koronavirusit. E kështu, në mungesë të ndeshjeve, ka një rënie të përgjithshme të interesit në “Instagram” kundrejt futbollistëve (në kuptimin që “ndjekësit” rriten rrallë).

E megjithatë, dikush rritet, dhe shumë madje. Në këtë kategori bëjnë pjesë Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi, rivalët e përjetshëm. Për të thënë të vërtetën më shumë portugezi sesa argjentinasi, por ndërmjet të dyve dhe kolegëve futbollistë është në mes një humnerë gjigante.

E kështu të dy (ose më saktë, agjencitë që u kurojnë profilet) vazhdojnë në këtë rrugë fituese, duke u treguar të gjithëve një pjesë nga jeta e përditshme: nga ushtrimet në shtëpi, te një lojë me fëmijët apo një spot publicitar. Sepse, dy kampionët e topit janë edhe industri, të cilët monetizojnë ndjekjen që kanë në ueb: ekspertët vlerësojnë që një postim i Kristiano Ronaldos vlen diçka më pak se 1 milion euro. me sa duket të keqinformuar.

Falënderoj ndërkohë ministrin Spadafora për kujdesin e treguar në mbledhje gjatë të cilës është shpjeguar edhe një herë në mënyrë të thellë se cili është qëndrimi ynë: të rikthehemi të luajmë në siguri sepse e thotë mirëkuptimi dhe sepse e kërkojnë organizmat ndërkombëtarë me të cilët futbolli italian është i lidhur.

Duke konfirmuar sa është afirmuar gjatë dhe të gjallëruar nga shpirti i zakonshëm i bashkëpunimit, do të jetë kujdesi im t’i dërgoj Komitetit Olimpik Kombëtar protokollin që kemi realizuar gjatë punës së zhvilluar ditët e fundit, duke qëndruar në gatishmëri për udhëzime të mundshme dhe të çmuara nga organet kompetente në çdo moment”, përfundoi Gravina.

TË PANDALSHËM

Por, Ronaldo dhe Mesi janë edhe kampionë kundër… izolimit. Nëse marrim si hark kohor atë që shkon nga 9 marsi (dita kur futbolli italian mbylli çdo kompeticion) deri më dje, në fakt, mund të shikohet që CR7 ka pasur një rritje prej 7.8 milionë ndjekësish dhe ka arritur në kuotën totale prej 215 milionësh: një shifër e frikshme, me një rritje prej rreth 200 mijë ndjekësish në ditë.

Gjithçka pa luajtur, pa shënuar, pa bërë të ëndërrojnë tifozët. Edhe Mesi, në të njëjtën periudhë, ka bërë përparime: ndjekësit e tij janë rritur me 4 milionë. Vetëm braziliani Nejmar mund ta përballojë “sfidën” (plus 2.8 milionë) me dy tiranët. Ndërsa të tjerët duhet të kënaqen me ndryshime jo shumë të mëdha: profilet e Pogbasë dhe Mbapesë për shembull, janë shtuar me nga “vetëm” 1 milion ndjekës.

BOTË TË NDRYSHME

Po si është e mundur që Ronaldo dhe Mesi janë bërë kaq të famshëm? Të qenit dy fitues, sipas ekspertëve, është një faktor që ndihmon shumë. Por, nuk mjafton. Nevojitet edhe një imazh i pastër, aftësia për t’u pasqyruar te njerëzit, pavarësisht se vetëm virtualisht. Dhe ndryshimi mes Kristianos dhe Leos (portugezi ka 66 milionë ndjekës më shumë) mund të ketë edhe arsye… linguistike. CR7 ka luajtur te Mançester Junajtid, klubi më popullor i botës anglosaksone dhe kjo do të thotë njohje më të madhe në vende si SHBA, Kanada, Australi etj.

Më pas ka luajtur te Reali i Madridit (skuadra më e njohur e planetit) për nëntë sezone, ka fituar si popujt portugalishtfolës ashtu sikurse “publikun” e madh të gjuhës spanjolle, ndërsa nga vera e vitit 2018 ka “pushtuar” edhe Italinë.

Nga momenti kur kaloi te Juventusi, deri në qershorin e 2018-ës, përpara afrimit të tij, klubi bardhezi kishte më pak se 10 milionë ndjekës, ndërsa sot numëron më shumë se 39 milionë. Mesi, meqenëse ka luajtur vetëm te Barcelona, ka fituar famë, por jo në nivelet e Ronaldos. Në këtë pikë, CR7 është i paarritshëm edhe nga “Pleshti” shumë i shpejtë në sprint qoftë dhe me topin në këmbë si Mesi…