HomeKRYESORECristiano Ronaldo ka kapur formën në Arabinë Saudite, një gol dhe dy...

Cristiano Ronaldo ka kapur formën në Arabinë Saudite, një gol dhe dy asiste për Al Nassr

Cristiano Ronaldo është bërë i pandalshëm për mbrojtjet e skuadrave në Superligën e Arabisë Saudite, ku në tri ndeshjet e fundit ka gjetur golin dhe ka asistuar.

Në ndeshjen e sotme ndaj Al Hazem, skuadra e Al Nassr po udhëheq me shifrat 4-1, ku Ronaldo dhuroi dy asistime, ndërsa shënoi edhe vet.

Ai asistoi te goli i Abdulrahman Ghareeb në minutën e 33-të, që hapi ndeshjen për 1-0.Edhe në pjesën e dytë Ronaldo asistoi te Otavio në golin për 3-1, i cili shënoi në portën e zbrazët.

Në minutën e 68-të ishte momenti i Ronaldo për të shënuar, ku pasi pranoi një pasim brenda zonës shënoi për 4-1.Në tri ndeshjet e fundit Ronaldo ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asistime.Ky ishte goli i 850-të në karrierën e tij të pasur. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments