Debutimi i dytë i Ronaldos me fanellën e Junajtidit nuk do të transmetohet direkt nga asnjë kanal televiziv në Britani.

Portugezi pritet të debutojë në ndeshjen kundër Njukasëllit më 11 shtator në “Old Trafford”, ndeshje e parashikuar për t’u luajtur në orën 15:00 në Britani (16:00 me orën tonë).

Por ky takim nuk është zgjedhur për t’u transmetuar direkt. Takimet e kësaj fashe orare që do të transmetohen janë K. Palas-Totenhem (BT Sport), Çelsi-Aston Vila (Sky Sports), Lids-Liverpul (Sky Sports) dhe Everton-Bërnlej (Sky Sports).

Për shkak të pandemisë së COVID-it, sezonin e shkuar Anglia i transmetoi të gjitha ndeshjet e orës 15:00 në TV. Por me rikthimin e spektatorëve në stadiume, këtë sezon është rikthyer ligji i vjetër i mostransmetimit të të gjitha ndeshjeve.