Saturday, February 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREÇUDIRA SHQIPTARE/ Trajneri i ekipit të Superiores 'zhduket' para sfidës së sotme

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Trajneri i ekipit të Superiores ‘zhduket’ para sfidës së sotme

Në Vlorë duket se ka një çështje tejet se rioze! Flamurtari udhëton drejt Durrësit pa trajnerin Françekso Moriero. Skuadra edhe në këtë ndeshje të radhës do të jetë në “dorën” e dy zvendëstrajnerëve Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj. Fati i trajnerit Italian nuk dihet ende. Ka një mjegull dhe paqartësi informacioni nëse Moriero është shkarkuar nga klubi për mungesë rezultatesh apo është i sëmurë në shtëpi, duke vuajtur nga “krizat e stresit”.

Kujtojmë këtu se italiani nuk ishte i pranshëm në stol që në ndeshjen me Partizanin që u luajt në Vlorë. Edhe atëherë u tha se kishte përjetuar stres dhe gjendej në spital. Por edhe gjatë gjithë kësaj jave Moriero nuk është paraqitur në stërvitje. Skuadra është përgatitur për takimin me Teutën që luhet në transfertë nga dy ndihmësit e tij Andi Ribaj dhe Lejdi Licaj.

Por që Françekso Moriero është drejt largimit, kjo gjë tashmë behët edhe më e qartë, në një kohë kur skuadra udhëton drejt Durrësit në ndeshjen e sotme pa trajner. Klubi nuk ka asnjë reagim për të sqaruar të gjithë këtë situatë të paqartë me pankinën.

HALLET NUK KANË FUND – Për Flamurtarin telashet nuk kanë të sosur. Nuk është mungesë vetëm Françesko Moriero. Po ashtu, përgatitësi atletik i Flamurtarit, Kristian Parabita nuk do të udhëtojë në Durrës. Ai është pezulluar për katër ndeshje, një vendim që vë në pikëpyetje praninë e tij gjatë periudhës së ardhshme të kampionatit. Parabita është dënuar nga Komsioni i Disiplinës për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, teksa dënohet me katër ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

MUNGESAT – Flamurtari do të ketë tri mungesa të sigurta në ndeshjen e sotme me Teutën që do të luhet në Durrës. Kapiteni Denis Pjeshka nuk do të jetë i gatshëm. Shkodrani ka një traumë në gishtin e madh të këmbës. Po ashtu edhe Çantakias ka shfaqur probleme këtë javë. Ashtu si edhe Pjeshka, edhe Dimitrios Çantakias ka traumë në gishtin e madh të këmbës. Vazhdon të mungojë dhe nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen me Teutën, Arshonzh Bintsuka.

Sulmuesi nga Kongo u bë pjesë e kuqezinjve në janar por mesa duket erdhi i dëmtuar nga Partizani. Ai ka probleme të kaviljes që nga ndeshja me Egnatian. Sikur të mos mjaftonte situata ku ndodhet në renditje si dhe çështja e trajnerit, kuqezinjtë po përballen me mungesa edhe për shkak të dëmtimeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments