Mbrëmjen e sotme është pritur kthimi i një përgjigje nga ana e tij. Natyrisht për postin e trajnerit të Vllaznisë. Armando Cungu e ka kthyer atë. E ka bërë të ditur ekskluzivisht edhe për gazetën online shkodrasport.com kur ka thënë: “Pasi e konsiderova me shumë keqardhje situatën e ekipit me të cilën fillova karrierën time sportive- Vllaznia, pasi u konsultova me miq dhe dashamirës, e konsideroj të parezultat përpjekjen time për t’u përfshirë te “kjo” Vllazni. Ndiej të njëjtat ndjenja dëshpërimi si çdo tifoz fisnik i Vllaznisë” – ka thënë ai.
Në këtë mënyrë, Cungu i ka kthyer përgjigje negative kuqebluve. Drejtuesit e klubit duhet të mendojnë për një alternativë tjetër. Ndoshta mund të qëndrojë deri në fund stafi aktual gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Gjergj KOLA