Armando Cungu mendon se forca e vertete e Vllaznise do shihet duke filluar nga sot, pikerisht nga perballja me Partizanin e ne vazhdim. Nje mendim te tille ai e ka dhene ne emisionin “Star Sport” ku ka qene i ftuar teksa eshte shprehur:
“Do kemi kohë të flasim për Vllazninë, është shumë herët për të bërë komente dhe për të dhënë mendime. Janë luajtur vetëm dy ndeshje deri tani dhe ato janë luajtur me ekipe relativisht jo shumë dinjitozë sa i takon ambicjeve të tyre në këtë kampionat.
Tani fillojnë ndeshjet reale për Vllazninë, ndeshjet e vërteta për të, ato që do të tregojnë se në çfarë niveli është dhe deri ku mund të shkojnë. Ndeshjet e rradhës do të tregojnë sa bindëse është kjo Vllazni për të qenë apo jo në katërshen e parë.
Si shkodranë, patjetër që dëshirën e kemi ta shohim Vllazninë në majë, për të qenë kampione e Shqipërisë, edhe pse titulli na mungon prej shumë e shumë vitesh, ndërkohë që nuk ka mbetur asnjë ekip në Shqipëri pa u ba kampion, ndërsa neve nuk po na vjen rradha akoma.
Dhe kjo besoj për fajet tona dhe të askujt tjetër sepse nuk është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këto vitet e fundit Vllaznia, megjithatë dëshira për ta parë atë sa më lart nuk na mungon asnjëherë”./SHKODRA-SPORT.COM/