Vetem 17 vjeç, por eshte shnderruar ne protagonist per ekipin e te rinjve te Vllaznise, por edhe per ekipet kombetare U19 dhe U20. E kemi fjalen per portierin Leonard Kaçaj.

Nje sportist me te dhena shume te mira dhe jo me kot, konsiderohet nje portier i perspektives. Ai eshte i lumtur qe eshte bere pjese e Akademise Vllaznia dhe qe mban te veshur fanellen e saj ne çdo ndeshje. Kaçaj ka pranuar me kenaqesi te flase per “Shkodra Sport” me gazetaren Fabiola Caka duke rrefyer edhe endrrat e tij per te ardhmen.


– Prej dy vitesh në përbërje të Akademisë Vllaznia. Si ndiheni të jeni pjesë e këtij ekipi?

Kam nderin të kem në kraharorin tim stemën e Vllaznisë, një ekipi plot vlera ku çdo sportist do dëshironte të ishte pjesë dhe shpresoj të jap më të mirën time në ndihmë të ekipit.


– Si janë marrëdhëniet me stafin dhe pjesën tjetër të skuadrës?

Raportet kanë qenë që në fillime shumë të mira dhe vazhdojnë akoma si me stafin ashtu edhe me pjesën tjetër të ekipit.Tashmë mund të them se jemi një familje.

– Një rezultat pozitiv i arritur ditën e shtunë kundër ekipit durrsak,”Shkëndia”. Mendoni se skuadra dha maksimumin në fushën e blertë?

Loja u dominua plotësisht nga ne, nuk rrezikuam asnjëherë dhe këtë e tregon edhe rezultati. Mendoj se ishte mënyra e duhur për ta nisur fazën e tretë.


– Udhëhiqni Kampionatin me plotë 25 pikë në rënditje. A e ka fuqinë Vllaznia të mbajë këtë vend deri në fund dhe të rrëmbejë titullin?

E udhëheqim Kampionatin që nga java e parë dhe mendoj se e kemi të gjithë potencialin që ta mbyllim në të njëjtën formë,pse jo edhe të rrëmbejmë titullin.


– Jeni pjesë e Kombëtares Shqiptare gjithashtu, si ndiheni kur mbani veshur fanellën kuq e zi?

Sigurisht, të pëfaqësosh vendin tënd është krenari. Nga ana tjetër ftesa e Kombëtares më ka motivuar për të punuar akoma më shumë për të arritur qëllimet e mia.

– Kush është ëndrra jote më e madhe apo synimi që ke për të ardhmen?

-Ëndërra ime më e madhe është të përfaqësoj Shqipërinë me Kombëtaren A, por jo vetëm. Një tjetër ëndërr apo synim i imi për të ardhmen është që të arrij të luaj në Ligat Europiane.
Intervistoi: Fabiola CAKA