Ndodh edhe kështu. Klubi i futbollit Vllaznia pati plane të mëdha para se të niste edicioni 2017-2018. Por sot, në gjysmë të këtij edicioni, ka mbetur pa futbollistët që bartën barrën kryesore në vjeshtë, shkruan sot Koha Ditore. Të mërkurën kryesia e klubit nga fshati Pozheran i ka liruar të gjithë futbollistët. E numri i lojtarëve që morën fletëlëshimet nga Vllaznia ishte goxha i madh.

Stinorin pranveror në Superligë kjo skuadër pritet ta vazhdojnë kryesisht me lojtarë juniorë. Fluksin e largimeve nga Vllaznia e ka bërë të ditur për gazetën kryetari Shpend Musa.