“Vllaznia B” mund të ketë përforcime për gjysmën e dytë të kampionatit. Rradhët e saj mund të shtohen me një portier cilësor. Bëhet fjalë për Ervin Hallunajn i cili deri pak kohë më parë ka qenë pjesë e Superligës kosovare me ekipin e Flamutarit të Prishtinës. Ai ka tërhequr dokumentacionin nga kjo skuadër dhe është vënë në kërkim të një ekipi tjetër. Në fakt kanë qenë 2-3 ekipe të tjera kosovare që kanë dashur të marrin shërbimet e tij por së fundmi, për të ka dalë në skenë edhe një ofertë tjetër, ajo e ekipit të dytë të klubit shkodran.

Kjo bëhet e ditur nga faqja e kategorisë së parë e cila në fakt e bën diçka të kryer një lëvizje të tillë megjithatë duhet pritur edhe pak ditë. “Vllaznia B” nuk ka patur probleme me portën sepse si Vjerdha ashtu edhe Hasani, janë paraqitur mirë megjithatë një përforcim i tillë me Hallunajn nëse do të ndodhte, do t’i bënte vetëm mirë kësaj skuadre sepse do ta ndihmojë atë me përvojën që ka.
© shkodrasport.com