Jose Mourinho beson se Rose do të ishte përforcim i mirë për “Red Devils”. Jose Mourinho kërkon një përforcim të madh nga rivali i Premierligës, Tottenham Hotspur.Menaxheri i Manchester United ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të paraqesin ofertë për mbrojtësin Danny Rose.Mourinho beson se Rose do të ishte përforcim i mirë për “Red Devils”. Kjo pasi mësoi se lojtari i perfaqesueses angleze nuk vuan nga një lëndim serioz pas problemit të fundit me gjurin, shkruan “The Sun”.

Por, Mourinho është i vetëdijshëm se për t’i siguruar shërbimet e tij duhet të paguajë së paku 56 milionë euro.