
Vlerësimi për ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj Flamurtarit është maksimal në kampin shkodran dhe kuptohet që objektivi do të jetë mosdalja nga Vlora pa pikë. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri i Vllaznisë Armando Cungu në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes. Natyrisht që ai ende nuk e ka përcaktuar formacionin me të cilin do të luajë sepse ka patur disa probleme shëndetësore por megjithatë para ndeshjes do të vendoset për gjithçka. “vlerësimi për këtë ndeshje është maksimal sepse për ne të gjitha ndeshjet janë finale. Kemi një mungesë të sigurtë, atë të Cicmilit për arsye kartonash por kemi paturede disa probleme me lojtarë të tjerë që po kalojnë një gjendje gripale por ende nuk e dimë nëse do t’ i kemi të gatshëm për nesër. Në pamje të parë duhet të jemi të kënaqur edhe me një barazim megjithëse në fushë do hyjmë me objektivin për ta fituar ndeshjen. Vllaznia ka objektiva të qarta në ccdo ndeshje dhe do të kërkojmë të bëjmë më të mirën edhe në Vlorë pavarësisht se jo gjithccka varet nga ne, sepse varet edhe nga gjendja e kundërshtarit por edhe nga fati”- ka thënë Cungu. Ndërkohë i pyetur nëse do të ndikonte tek skuadra mungesa e tij në pankinë për shkak të skualifikimit, ai ka shtuar: “Nuk ka për të ndikuar sepse unë kam në staf trajnerë profesionista me të cilët bashkëpunoj mirë dhe kjo nuk ka për t’u ndjerë tek futbollistët”. Kuqeblutë kanë udhëtuar pasditen e sotme drejt Vlorës dhe vëmendja është maksimale tek takimi ndaj Flamurtarit ku patjetër duhet tentuar marrja e pikëve në mënyrë që të ruhet pozicioni aktual në renditje.
© shkodrasport.com