HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDa Silva kthehet menjëherë si protagonist, Partizani fiton derbin dhe zhyt Dinamon

Da Silva kthehet menjëherë si protagonist, Partizani fiton derbin dhe zhyt Dinamon

Partizani ka fituar sot derbin ndaj Dinamos dhe ka marrë një dozë të rëndësishme morali para derbit tjetër, atij ndaj Tiranës. Të kuqtë kanë fituar me shifrat 3-1 falë një pjese të dytë që pa si protagonist në fushë Viktor Da Silvan.

Aktivizimi në pjesën e dytë i brazilianit ndryshoi lojën e të kuqve, pasi ata gjetën më shumë rrezikshmëri pranë zonës kundërshtare.

Pikërisht një asist i tij solli golin e Bintsuka për avantazhin, ndërsa më vonë, vetë braziliani dyfishoi shifrat. Rrapaj me predhën e zakonshme nga jashtë zonës vulosi fatin e takimit, pasi penalltia e Kaçorrit erdhi shumë vonë për të sjellë diçka për Dinamon.

Kështu, të kuqtë i afrohen Tiranës kryesuese para duelit direkt, ndërsa te Dinamo kthehen përsëri pikëpyetjet për forcën e kësaj skuadre që shfaq luhatje shumë të mëdha në këtë start të sezonit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments