“Kur dëgjoj që skuadra e Napolit nuk ka një “top player”, çmendem. Ju konfirmoj një gjë, që ne i formojmë lojtarët “top”. Kam refuzuar 105 milionë euro për Koulibaly. Mourinho e kërkonte me çdo kusht”, u shpreh presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis.

Kjo deklaratë e presidentit napoletan erdhi pas eliminimit të Napolit nga Champions League dhe akuzave se kjo ndodhi për shkak se skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti nuk ka yje në përbërjen e saj.

“Europa League tani është një kompeticion që ka ndryshuar shumë. Ka shumë parà dhe shumë skuadra të mëdha. Preferoj që në gjysmëfinale të dueloj me Chelsea”, tha De Laurentiis.

Ofertat per disa prej lojtareve te Napolit kane kohe qe behen publike por deri me tani, presidenti ka vendosur te mos i shese. Ndoshta per te mos perseritur gabimin me shitjen e Cavanit per te cilen tifozet iu kthyen kunder.