Tërbuni shkëlqeu në ndeshjen e fundit teksa mposhti Naftëtarin me rezultatin e pastër 3-0 në shtëpi. Një sfidë e realizuar në perfeksion nga pukjanët të cilët kanë marrë një tjetër ritëm me trajnerin e ri Sinan Bardhi.

Pikërisht, tekniku ka dhënë një intervistë për gazeten “Shkodra Sport” pas përfundimit të sfidës ku nuk e fsheh lumturinë për lojën e zhvilluar nga djemtë e tij.

“Fitore mëse e merituar si me lojë ashtu dhe rezultat. Jam i kënaqur me skuadrën pavarësisht se ishte një kohë shumë e shkurtër. 70% e detyrave u zbatuan, prodhuam lojë, janë djem të rinj dhe kanë dëshirë. Vetë rezultati e tregon gjendjen e skuadrës ditën e sotme.

Zëvendësimet i dhanë ritëm ekipit në pjesën e dytë. Erdhën 2 gola, krijuam 5-6 raste të pastra, goditëm 2 herë shtyllën. Nëse skuadra prodhon lojëm do vijnë edhe rezultatet”, u shpreh Bardhi./SHKODRA-SPORT.COM/