Rikthimin për herë të tretë në pankinën e Vllaznisë ka qenë në mënyrën e duhur dhe skuadra ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Besëlidhjes në debutimin e trajnerit Agim Canaj në pankinën e saj.

Vetë tekniku i njohur është parë të jetë në këmbë gjatë gjithë 90 minutave të ndeshjes duke u munduar të japë udhëzimet e duhura ashtu si duhet për futbollistët e tij dhe nëse në pjesën e parë gjërat nuk shkuan ashtu si duhet, në të dytën u pa një skuadër krejt tjetër.

Canaj në prononcimin e tij për mediat nuk e ka fsheshur gëzimin e tij për fitoren e thellë të arritur ndaj lezhjanëve megjithatë ka ngritur edhe një shqetësim.

“Më shumë shqetësuese për mua ishte mungesa e tifozerisë, që Vllaznia tradicionalisht e ka patur në nivele të larta”, theksoi trajneri i Vllaznisë”- është shprehur ai.

Pavarësisht se çmimet e biletave kanë qenë të lira, në shkallët e “Loro Boriçit” në këtë takim nuk ka patur shumë tifozë dhe këtë e tregon edhe fotoja e këtij shkrimi. Kjo padyshim që kjo i ka lënë një shije jo të mirë teknikut vlonjat.
© shkodrasport.com