Agim Canaj është kthyer për herë të tretë në Shkodër dhe ka gjetur menjëherë fitoren, në suksesin 4-0 ndaj Besëlidhjes. Pas sfidës ai është shfaqur mjaft i kënaqur para mediave duke treguar emocionet e kësaj ndeshje të parë për të, ët cilën ia ka dedikuar trajnerit Hasan Lika.

“Një fitore e merituar dhe që është për meritë të stafit paraardhës sepse unë kam vetëm një javë që punoj me ekipin. Për aq kohë jam munduar të bëj më të mirën bashkë me djemtë dhe kam dhënë më të mirën. Skuadra sot në fushë reagoi mirë, ndonëse me dy fytyra, por golat tregojnë se ne patëm superioritet ndaj kundërshtarit.

Superioren nuk e kemi siguruar ende sepse vetëm kur të na e lejojë matematika duhet të jemi të qetë psikologjikisht. Superiores i mungon Vllaznia dhe këtë po e vëmë re edhe këtë sezon ku gara ka ngërçe, ndërsa rreth synimeve të sezonit tjetër rreth Evropës që synon klubi, duhet shumë, shumë punë”,- tha Canaj pas triumfit me Besëlidhjen ku dha një thirrje edhe per tifozët.

”Pas katër muajve u rikthyem në stadium dhe natyrisht qe kishte edhe tifozë. Shpresojmë që në çdo ndeshje të kemi më shumë sepse futbolli për ata luhet”, deklaroi trajneri. /vipsport/