Gjatë javës kishte deklaruar se Besëlidhja vinte në Shkodër me objektivin e qartë për të ndalur Vllazninë, madje për të tentuar fitoren ndaj saj, por sot trajnerit Vladimir Gjoni i ka rezultuar tjetër gjë.

Lezhjanët kanë rezistuar vetëm 45 minuta sepse në pjesën e dytë ata janë shkërmoqur duke pësuar katër gola dhe duke folur në lidhje me këtë ndeshje, numri 1 i pankinës së tyre ështës shprehur:

“E kishim përgatitur ndeshjen më shumë për të fituar. Nese do t’i bëj tabllonë e pjesës së parë, mendoj se e zotëruam më shumë topin patëm më shumë mundësi dhe nëse do t’i kishim shfrytëzuar do të merrnim më shumë.

Në pjesën e dytë ekipi u shthur pas golit të parë dhe nuk arriti që t’i zbatoje detyrat. Në pjesën e dytë ishte nje ndeshje e dobët. Ajo që më mërziti ishte pësimi i golave, mënyra sesi i morëm ato. Ne do të vazhdojmë për të siguruar vendin e dytë deri në fund të kampionatit”.
© shkodrasport.com