Liverpuli ka marrë një fitore dramatike në fundin e ndeshjes me Totenhemin. Skuadra e Jurgen Klop ka fituar 2-1 dhe ka marrë sërish kryesimin e Premier Ligës.

Ishte Firminjo ai që kaloi në avantazh Liverpulin në minutën e 16-të me një gjuajtje me kokë brenda zonës.

Në pjesën e dytë Lukas barazon në 1-1, pas një asisti të Eriksen. Aty ku u duk se çdo gjë po shkonte drejt një barazimi për skuadrën e Klop, Alderveireld ka shënuar në portën e vet duke i dhënë trepikëshin kundërshtarëve.

Kështu Livepuli është në vendin e parë me 79 pikë, dy më shumë se Siti që ka një ndeshje më pak. Tashmë mbeten edhe shtatë javë nga fundi i kampionatit dhe gara për titull është më e nxehtë se kurrë.