Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDeçiq 'merr hak' ndaj Buduçnostit. Shkodrani Erjon Vucaj 'vulos' fitoren e tuzianëve

Deçiq ‘merr hak’ ndaj Buduçnostit. Shkodrani Erjon Vucaj ‘vulos’ fitoren e tuzianëve

Deçiq i Tuzit “merr hak” ndaj Buduçnostit te Podgorices, skuadres qe e kishte mundur ne finalen e Kupes se Malit te Zi vetem dy muaj me pare, ne nje 90 minutesh qe tuzianet kontestuan shume edhe arbitrimin. Ne ndeshjen e vlefshme per javen e trete te kampionatit te ketij vendi, tuzianet kane fituar me rezultatin e paster 2-0.

Edhe ndeshja e djeshme eshte luajtur ne te njejtin stadium, ate te Podgorices, megjithate Deçiq kete here eshte treguar me i sakte duke fituar paster. Ajo qe vlen te permendet eshte se ne kete fitore, ka dhene kontributin e tij edhe mesfushori shkodran Erjon Vucaj.

Ne minuten e 77-te te ndeshjes, ai ka shenuar golin e dyte, ate qe vulosi fitoren perfundimtare te skuadres se tij, nderkohe qe goli i pare ishte shenuar nga Denkoviç 10 minuta me heret.

Vucaj eshte nje nga lideret e kesaj skuadre e cila ne fakt kete kampionat e ka nisur ne menyre te shkelqyer me tre fitore te arritura ne po kaq takime te luajtura dhe me pike te plota 9 udheheq e vetme renditjen e kampionatit malazez te futbollit.

Deçiq sezonin e kaluar u rendit i treti, nderkohe qe para dy sezonesh u shpall nenkampion nderkohe qe sivjet do te tentoje deri ne fund per shpalljen kampion, çka do te ishte edhe nje arritje historike per kete skuader./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments