Vllaznia ka pesuar pasditen e sotme humbjen e pare ne kampionat. Ndonese ajo udhehiqte qe ne minuten e 3-te te ndeshjes qe u luajt ne Laç, ne fund ka dale e mundur nga vendasit me rezultatin 2-1.

Per specialistin e futbollit Nevil Dede, Laçi e meritoi plotesisht fitoren perballe nje Vllaznie qe nuk shfaqi asgje ne fushen e lojes, ndonese ishte ne avantazh qe ne minutat e para.

“Laçi e meritoi plotesisht kete trepikesh sepse ishte nje fitore me permbysje. Nga ana tjeter, nuk e kuptoj kete Vllazni e cila ndonese eshte ne avantazh qe ne fillim, nuk arrin ta menaxhoje si duhet lojen ne 30 minutat e fundit te pjeses se pare. Po ashtu edhe ne pjesen e dyte luajti me hope.

Une mendoj se Vllaznia nuk kishte entuziasmin e duhur. Shoh nje skuader qe sidomos ne mesfushe vuan shume dhe besoj se aty e beri diferencen Laçi. Po ashtu dyluftimet apo vertikalizimet qe bente Sobowale, i rrezikonte shume.

Laçi nuk vodhi asgje, e meritoi plotesisht fitoren dhe po ashtu me gezoi fakti qe golin e fitores e shenoi nje futbollist i datelindjes 2005 si Tresa”- eshte shprehur Dede./SHKODRA-SPORT.COM/