Trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja më në fund “e bën sefte” duke arritur fitoren e parë gjatë kësaj periudhe që drejton kuqeblutë. Pasditen e sotme ata kanë fituar 1-0 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas me golin e shënuar nga braziliani Junior që në minutën e 39-të të pjesës së parë.

Ishte një ndeshje e dominuar nga shkodranët në Gjirokastër me të besuarit e Hysen Dedjes që kishin disa raste të tjera për shënim, por nuk u treguan të saktë para portës së gjirokastritëve.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Vllazninë në luftën për t’iu larguar zonës së “play-out”, teksa tashmë ështtë vetëm 1 pikë pas Bylisit të vendit të 7-të që luan nesër me Partizanin.

Vllaznia nuk njihte fitore prej 6 ndeshjesh, teksa kjo është fitorja e parë e Hysen Dedes te ekipi shkodran që nga koha kur ka marrë drejtimin e skuadrës.

FT| Luftëtari-Vllaznia 0-1

Zhunior 39′

LUFTËTARI: Qyrani, Dragoshi, Duka, Isufi, Kuka, Qato, Hyseni, Haxhiu, Oshafi, Lika, Mehmetllari. Trajner: N.Novi

VLLAZNIA: Sherri, Adili, Malota, Shehi, Kruja, Marku, Gurishta, Zogaj, Shtubina, Lika, Silvio Zhunior. Trajner: H.Dedja.

Gjyqtar: Roxhers Muskaj