Tekniku i Vllaznië Hysen Dedja u shfaq shumë i zhgënjyer pas humbjes 3-0 ndaj Tiranës.

Pas përfundimit të takimit, tekniku shkodran kritikoi ashpër lojtarët për pësimin e golave. Ai nuk i përmbajti kritikat ndaj disa prej futbollistëve të tij duke thënë se “shumë prej tyre vetëm ecnin në fushë”.

Për ndeshjet e radhës, Dedja paralajmëroi se do të kryejë ndryshime në formacion.

“Ndeshja – Të them të drejtën, doja ta prisja Tiranën në gjysmëfushë. E kisha ndjekur Tiranën në ndeshjet e kaluara.. Doja ta kapja në befasi, në momente të veçanta mund ta bënim,. Kemi mungesë përqëndrimi të madh. Kemi punuar në stërvitje për goditjet e këndit, nuk e zbatuam.

Rreshtimi i Krymit, Krujës dhye Lekajt pa asnjë lojtartë Tiranës dhe pësojmë gol. Një hapje e zonës nga Malota, shumë e habitshme. Do të mundohem t’i shoh me qetësi gjërat. U mundova shumë pas pjesës së parë. Asnjë farë, reagimi, asnjë farë dëshire nuk pashë nga futbollistët.

momente të veçanta. Doja ta prisja Tiranën në mesfushë dhe ta kundërsulmonim. Kemi probleme shumë të mëdha. E kam thënë dhe më para. Do ta shikoj ndeshjen.

Ndryshimet në formacion – Ke shumë të drejtë. Po t’i shikosh takimetm kemi pësuar gola. Do të ndërhyj në portë, Dua t’u iki lojtarëve që ecin në fushë, por dhe portierit”, përfundoi trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja.