Tirana është aty dhe rrugën drejt titullit kampion nuk e ndalon dot ajo humbje ndaj Teutës, pasi bardheblutë ditën e sotme e kanë ritreguar forcën e tyre, të cilën dikush mund të mendonte se e kishin humbur. Djemtë e Egbo kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj shkodranëve. Ndeshja ka nisur me vendasit në sulm dhe Vllazninë të mbyllur në 40 metrat e fundit të fushës së saj.

Ata kane pretenduar per nje 11-metersh sepse topi ka prekur dukshem doren e Bathes brenda zones por arbitri Jorgji vazhdoi lojen.

Shkodranët janë treguar të pathyeshëm përderisa ishin në pozicionet e tyre, por do të ishte një goditje këndi në favor të tyre, që do i krijonte mundësinë lojtarëve të Tiranës të befasonin dhe në minutën e 30 argjentinasi Torasa gjen golin e parë të ndeshjes. Vetëm gjashtë minuta më pas një gabim i linjës së mbrojtjes në vendosje ndihmon Ngo të marrë epërsi të ndjeshme dhe të dalë përballë me Efremov.

Ne fakt edhe tek goli i dyte ka nje dyshim qe pozicioni i sulmuesit te Tiranes eshte i parregullt por anesori vazhdoi lojen.

Anglezi nuk gabon dhe dërgon topin në trekëndësh, duke dyfishuar shifrat për skuadrën e tij. Fundi i pjesës së parë krijoi një fijë shprese për Vllazninë, pasi Hoxhallari mori kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të linte shokët e tij me një lojtar më pak. Pjesa e dytë nisi me një këmbëngulje të Vllaznisë, por Tirana dalëngadalë e ngriti lojën dhe bëri të mos ndihej mungesa e një lojtari.

Diferencat në aspektin fizik dhe teknik në këtë ndeshje i vë edhe një herë në dukje Elton Kale. Braziliani shënon një gol shumë të bukur pas një spondi të Ngo dhe fikson rezultatin në 3-0. Bardheblutë presin të qetë ndeshjen e Kukësit nesër, që luan një transfertë të vështirë në Laç. /vipsport/

Tirana-Vllaznia 3-0

Shënues: Torasa 30′, Ngo 36′, Kale 63′

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha (Sidibe), Karabeci, Torasa (Halili), Kobina (Ismajlgeci), Kale, Ngo (Dunga). Trajner: Emanuel Egbo

VLLAZNIA: Efremov, Lekaj (Shtubina), Adili, Malota (Shehi), Gligorov, Gurishta, Krymi (Bardulla), Kruja (Rodriges), Lika, Sidorenko, Zogaj. Trajner: Hysen Dedja

GJYQTARË: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Emigers Gançi, Erjon Bastari.