Dejan Zllatiçanin është shpallur kampion bote në versionin ëBC. Në ndeshjen e zhvilluar në Podgoricë para pak ditësh, Dejan Zlatiçanin është shpallur fitues pas 12 raundeve vërtetë të forta.Përballë ka patur boksierin Godfrey Nzimande nga Afrika e Jugut. Në fund të ndeshjes, është paisur nga drejtuesit e kësaj federate edhe me gjerdanin e artë që jepet për kampionët e botës në peshat respektive. Dejan ka konkurruar në peshën 60 kg dhe është më i mirë sipas kësaj federate në këtë peshë. Për të gjithë sportdashësit e sportit të boksit, Dejan është i njohur si boksier pasi disa herë ka marrë pjesë në aktivitetet kombëtare në Shqipëri duke përfaqësuar Vllaznisë. Dejan dhe Denis Zlaticanin, janë dy vëllezër që kanë mbrojtur disa herë ngjyrat e Vllaznisë madje Denisi ishte në përbërjen e ekipit të Vllaznisë edhe në kampionatin e fundit që u zhvillua në Durrës në muajin tetor, duke u shpallur kampion në kategorinë 60 kg. Dejan Zlatiçanin është i vëllai i tij, i cili kaloi në boksin profesionist pas një karriere të suksesshme në boksin amator. Ndeshjen e parë e zhvillon në vitin 2008 ku arrin të shpallet fitues përballë një boksieri Bullgar. Deri tani ka zhvilluar 14 ndeshje, të gjitha të mbyllura me fitore.Për t’u përmendur është fakti se këta dy boksierë kanë lindur dhe janë rritur në Vrakë të Malësisë së Madhe dhe vetëm pas viteve ’90 janë larguar për në Mal të Zi, andej nga e kanë edhe origjinën. Megjithatë, të dy ata por edhe familja e tyre kanë edhe pasaportë shqiptare. Shpallja e Dejanit kampion bote në versionin ëBC që është Federata e tretë më e fortë në boksin profesionist, sigurisht që është një sukses edhe për boksin shqiptar dhe atë shkodran në veçanti për të cilin ai dhe vëllai i tij kanë kontribuar për vite me rradhë

Në foto: Dejan Zllatiçanin me Gjerdanin e Artë pas suksesit të fundit në Podgoricë