Kur përgatitesh për një aventurë të rëndësishme si ajo e Botërorit i duhet kushtuar vëmendje çdo detaji të vetëm.

Dhe për këtë arsye, duhet vlerësuar Belgjika, e cila në Rusi ka vendosur, ndër të tjera, për të sjellë edhe dyshekë me porosi për lojtarët. Por a ishte me të vërtetë e nevojshme? Po të dëgjosh mjekun e Brazilit, padyshim që po.

Dr Rodrigo Lasmar, personi që kujdeset për shëndetin e amerikano-latinëve, ka folur për një nga temat kryesore të ndeshjes kundër Serbisë, dëmtimin e Marcelo-s.

Cila është gjendja e mbrojtësit të Real Madrid, i detyruar të largohet pas vetëm dhjetë minutash? Kur do të rikuperohet? Dhe çfarë i ndodhi atij?

Përgjigjja e mjekut, siç raportohet nga AS, nuk mund të merret plotësisht e mirëqenë, por është shumë …

interesante. “Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të shohim se si do të shkojnë ditët e ardhshme, edhe pse përshtypjet e para janë pozitive.

Por është ende herët të kemi një diagnozë të saktë të dëmtimit. Ky dëmtim mund të jetë shkaktuar nga dyshekët e hotelit “.

Probleme në shtyllën kurrizore, ky mund të jetë problemi i brazilianit. Lojtari në këtë pikë thjesht mund të … fjetur në siklet dhe ky shqetësim është shfaqur edhe gjatë ndeshjes.

Por, pasi që nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz, kthimi në fushë i numrit 12 do të varet thjesht nga koha kur të kalojnë dhimbjet. “Marcelo po merr trajtim mjekësor, duket se përgjigja është pozitive dhe se ai mund të luajë kështu në ndeshjen tjetër.

Gjëja më e rëndësishme është se nuk bëhet fjalë për dëmtim serioz, por vetëm një spazmë muskulore. “. Gjithçka është në rregull.

Tani gjëja më e rëndësishme është gjetja e një dysheku të rehatshëm për yllin e Seleçao. Gjithashtu edhe për shkak se, pas përvojës së Neymar në 2014, lëndimet në shpinë janë tmerri i Brazilit.