Një ikonë për Juventusin, djaloshi që ka mbajtur numrin 10-të mbi shpinë dhe ka udhëhequr bardhezinjtë drejt fitoreve të mëdha, është rikthyer të flasë për një nga sfidat më të rëndësishme në Itali. Në 25 mars 2012 Del Piero do të shënonte një super gol përballë Interit, por sot, do të jetë vetëm një komentator.

Del Piero, nëse themi Juventus-inter, çfarë ju vjen në mendje?

Ishte rivaliteti më i madh që kam përjetuar, kemi pasur edhe me Milanin, por me zikaltërit ishte më intesive për shumë arsye.

Në sfidën e famshme të ‘97-’98 ka pasur një krahasim mes 2 futbollistëve, ju dhe Ronaldos…

Atmosfera u pengua dhe për fat të keq u fokusua në çështje të tjera. Personalisht ishte çudi që unë të krahasohesha me atë atë vit, kur ishim të dy në pikën më të lartë fizike dhe mendore. Ronaldo ishte një burim i madh motivimi. Çdo të diel ishte një sfidë virtuale mes meje dhe atij se kush do të shënonte më shumë, se kush do të driblonte më shumë.

Zgjidhni një Juventus-Inter në karrierën tuaj…

Zgjedh atë të 2006-tës. Gol nga goditja e dënimit dhe festimi me gjuhë jashtë.

Interi po punon për tu rikthyer si rival i Juventusit…

Po, kam disa vite që e them, shoqëria është e fortë. Trajneri Spaleti e njeh mirë Serinë A.

Pas 3 muajsh, është një ekip më i fortë se Juvja?

Juventus është gjithmonë në objektiv. Ka treguar se kur dëshiron të fitojë, atëherë fiton.