Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas ndeshjes së humbur me Egnatian.Ai deklaroi se u ndëshkuan nga një episod, ndërsa shtoi se ekipi i tij meritonte barazimin.
“Ishte një ndeshje e ekuilibruar, gabuam vetëm 1 episod në 100 minuta. Kundërshtari me kualitetin e tillë të dënon. Pjesën e parë ishim në kontroll me Egnatian që nuk na rrezikoi fare. Më vjen keq për lojtarët pasi dhanë gjithçka dhe meritonim një pikë sot. Një mungesë përqëndrimi i dha 3 pikë kundërshtarit.
Nuk kemi një sulmues që tërheq ekipin dhe këto vështirësi do të kemi. Jo çdo ekip luan me këtë lloj personaliteti si Erzeni ndaj Egnatias.
Kundërshtarët kanë kualitet të frikshëm, stol dhe dominon të gjithë kundërshtarët. Për ne çdo kundërshtar është i vështirë, edhe ata e kanë të vështirë me ne. Duhet vetëm të përmirësohemi për ndeshjen e radhës”- eshte shprehur Deliallisi.