Shkodranet kudo qe ndodhen kuptohet qe mendjen e kane tek Vllaznia dhe normalisht qe nuk ndjehen mire kur e shohin ate te vuaje serish. Dikush ne nje menyre e dikush ne nje tjeter, mundohen te japin zgjidhjen e duhur per skuadren 101 vjeçare.

Nje nga ata qe ben thirrje per qetesi dhe rregullim te maredhenieve ne mes te gjithe faktoreve tek Vllaznia eshte edhe trajneri i njohur shkodran Ylber Zani.

Nga Kanadaja ku ndodhet aktualisht prane familjes se tij, Zani ka derguar nje mesazh ne redaksine e “Shkodra Sport” te cilin po e publikojme sepse ka brenda shume gjera qe ia vlejne te thuhen ne keto momente.

“Vllaznise i duhet te gjeje qetesine. Duhet te rregullohen urgjentisht maredheniet ne mes drejtuesve, sportisteve dhe trajnereve. Nese ne dy takimet e kaluara, fajin e gjeten tek sportistet qe ecnin ne fushe. Tani trajneri duhet te vere dore sa nuk eshte vone. Vllaznia na dhemb te gjitheve”- shkruan Zani.
wwww.shkodrasport.com