Po mundohet te jape me te miren ne çdo ndeshje dhe ndonese nuk eshte ende ne formen e tij me te mire, serish jep maksimumin ne çdo ndeshje kur eshte ne fushen e lojes. E kemi fjalen per futbollistin e Vllaznise Esat Mala.

Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Ora Sport” mbremjen e djeshme dhe ka folur edhe ne lidhje me pretendimet e skuadres shkodrane duke mos e fshehur fjalen “titull”.

“Duke qene se vijim nga ajo seri fitoresh, ne ishim pergatitur ne maksimum per ndeshjen me Partizanin. Ishte nje ndeshje e luftuar edhe taktikisht nga te dy ekipet, u perpoqem per ta fituar por nuk ia dolem dhe tashme nuk na mbetet gje tjeter veçse te shohim perpara.

Pata nje moment te mire dhe une per te shenuar ne kete ndeshje me nje gjuajtje brenda zones, por portieri kundershtari beri punen e vet dhe nuk me lejoi. Deshira e çdo sulmuesi eshte te shenoja por per fat te keq nuk ndodhi.

Ne kete ndeshje pati nje numer te konsiderueshem tifozesh dhe sigurisht qe do te ishte e mira te fitonim edhe per ta, por nuk ia dolem. Sa i takon pretendimeve, Vllaznia eshte e ndertuar per te synuar titullin dhe ne nuk fshihemi per kete gje. E provova titullin me Partizanin, skuader qe kishte shume vite pa e fituar dhe shpresoj qe ta bej te njejten gje edhe te Vllaznia”- ka deklaruar Mala./SHKODRA-SPORT.COM/