Nga Gjergj KOLA
Ka mjaftuar nje sezon i shkelqyer ne Uzbekistan dhe ne adrese te tij erdhen disa oferta, por vetem ajo e Arabise Saudite ka bindur drejtuesit e FC Andijan per ta lene te lire. E kemi fjalen per sulmuesin shkodran Rubin Hebaj.
Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se 25 vjeçari ka mbyllur gjithçka sot me klubin e tij dhe neser do te prezantohet tek ekipi i ri me te cilin do te luaje ne vazhdim te sezonit.
Behet fjale per ekipin Al Orubah. Ky i fundit ka insistuar per te marre sherbimet e Hebajt dhe si rrjedhoje i eshte dashur te paguaje nje shume te konsiderueshme ne arken e uzbekeve te Andijan per ta lene te lire ate ngaqe shkodrani kishte kontrate me ta deri ne fund te dhjetorit.
Akordi mes klubeve eshte arritur dhe diten e sotme Rubini ka udhetuar drejt Arabise, ku neser pritet te firmose edhe kontraten me ekipin e tij te ri, Al Orubah. Ky i fundit mesohet se aktualisht ze vendin e peste ne Divizionin 1 te futbollit arab dhe ka synime ambicioze per t’u ngjitur ne Superlige, por ka patur probleme me shenimin e golit dhe prandaj kane insistuar per ta marre Hebajn.
Nga ana tjeter, ne Uzbekistan vete klubi FC Andijan diten e sotme i ka dhene lamtumiren sulmuesit te tij kryesor duke shkruar “Faleminderit Rubin per gjithçka! Duam të falënderojmë Rubin Hebaj për atë që ka bërë në radhët e ekipit tonë dhe t’i urojmë suksese në skuadrën e tij të ardhshme!”
Kujtojme qe ish- sulmuesi i Vllaznise mberriti ne shkurt te vitit te kaluar ne Uzbekistan, ku menjehere spikat si golashenues duke u renditur i dyti per numrin e golave te shenuar, por ajo çka eshte me e rendesishmja, meritoi “Topin e Arte” te kampionatit te ketij vendi, permes nje ceremonie shume interesante te zhvilluar pak dite me pare./SHKODRA-SPORT.COM/