Ousman Dembele është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Barcelonës, teksa sulmuesi francez kishte munguar disa ditë.

Dembele pretendonte se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, që më vonë u vërtetuan edhe nga klubi si arsye që ai nuk u paraqit në stërvitje.

Megjithatë, Dembele sot është paraqitur në ‘Ciutat Esportiva‘ pasi problemet e tij me stomakun kanë kaluar.