I eshte bashkuar Vllaznia nje muaj me pare dhe gjate kesaj periudhe ka paraqitur nje forme te mire sportive ne te gjitha ndeshjet miqesore qe ekipi ka zhvilluar.

E kemi fjalen per futbollistin shqiptar te Maqedonise se Veriut, Demir Imeri. Per 25 vjeçarin kjo eshte pervoja e dyte ne kampionatin tone pasi tre vjet me pare ka luajtur per nje sezon me ekipin e Kamzes ne Superlige.

Luan ne rolin e nje sulmuesi anesor dhe perpos shpejtesise, ka edhe disa tipare te tjera interesante te cilat e bejne ate nje lojtar te domosdoshem per skuadren e Vllaznise.

Imeri eshte nje futbollist i cili gjate 90 minutave te nje ndeshje, del se paku 3-4 here para portes kundershtare dhe kjo eshte nje aftesi e tij. Ka problem deri diku shenjestren, megjithate di te shenoje edhe gola.

Stafi teknik i Vllaznise beson ne vlerat e Demir Imerit dhe me te, reparti ofensiv pritet te jete edhe me i forte ne sezonin e ri.

Tashme ka nje eksperience te mjaftueshme per te qene nje lojtar i vlefshem sepse perpos eksperiencave ne Maqedonine e Veriut dhe ne Shqiperi, ka luajtur edhe ne Finlande dhe Ukraine./SHKODRA-SPORT.COM/